Goditet grupi i bandave kriminale, vidhnin sende arkeologjike, arrestohen 23 persona

schedule19:03 - 19 Nëntor, 2019

schedule 19:03 - 19 Nëntor, 2019

Policia europiane ka goditur një bandë kriminale ndërkombëtare të specializuar në vjedhjen dhe trafikimin e sendeve me vlera arkeologjike. Banda kriminale gërmonte për sende të çmuara të periudhës antike greke dhe romake. Vlera e sendeve të konfiskuara prej tyre arrin në miliona euro.

Mësohet se pjesë e grupit ndërkombëtar të vjedhjes ishin 23 persona nga 5 shtetet e Europës. Policia njofton se operacioni u shtri në Itali, Francë, Britani, Gjermani dhe Serbi. Grupi i bandës drejtohej nga dy qytetarë Kalabrezë, të cilët kishin rënë në gjurmët e policisë dhe që prej vitit 2017 përgjoheshin..

Vendet e paeksploruara nga arkeologët, ishin synimi i grupit, kryesisht zona që datonin nga shekulli i 4-t dhe 5-të para erës së re.

“Për gërmimin klandestin të vendeve arkeologjike përdoreshin edhe ekskavatorë. Pjesa e gërryer brutalisht më pas analizohej me detektorë metalesh,” njoftoi policia italiane.

Sendet me vlera historike dhe artistike si vazot prej qeramike, llambat me vaj, pjatat e vizatuara dhe argjendurina të tjera tregtoheshin më pas nëpërmjet sekserëve në Londër, Mynih, apo në qytetin e Vërshacit në Serbi./abcnews.al