Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Peqin, arrestohen 5 persona

schedule09:25 - 14 Shtator, 2024

schedule 09:25 - 14 Shtator, 2024

Policia e Elbasanit ka goditur dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike ndërsa ka vënë në pranga pesë persona. Bëhet fjalë për një operacion të kryer në fshatin Vashaj në Peqin.

Në pranga ranë babë e bir, 62 dhe 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre dhe përreth u gjetën
150 bimë narkotike shumica të kultivuara në tokë dhe një pjesë e bimëve në proces tharjeje, një sasi kanabisi gati për shitje, 2.600.000 lekë të rinj, 3890 euro dhe 6770 paund, si edhe 1 thikë.

Në pranga ranë edhe tre të tjerë (babë e bir dhe nipi), të moshave 58, 34 dhe 19 vjeç,
pasi në ambientet rreth banesës janë gjetur disa bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta./abcnews.al