Goditen 8 qendra prostitucioni në Shkodër, procedohen 13 shtetase të huaja dhe 2 shqiptarë

schedule10:49 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 10:49 - 28 Dhjetor, 2024

Finalizohet operacioni policor i koduar “Payment”, pas një punë disa mujore e ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjatë operacionit u evidentuan dhe u goditën 8 qendra prostitucioni, në banesa të ndryshme në qytetin Shkodër.

Nga ky operacion janë proceduar penalisht 13 shtetase të moshës 22-deri në 42 vjeçe, nga Peruja, Azerbajxhani, Brazili , Mali i Zi dhe Kina. Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe dy shtetas shqiptarë banues në Shkodër.

Nga aksioni janë sekuestruar shuma parash të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas një punë disa mujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, evidentuan 8 qendra prostitucioni në banesa të ndryshme në Shkodër. Bazuar në informacionet e grumbulluara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit operacionin e koduar “Payment”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 13 shtetase nga disa Peruja, Mali i Zi, Azerbajxhani, Kina dhe Brazili Si dhe shtetasit shqiptar S.D 28 vjec dhe një 17 vjeçar të dy banues në Shkodër të cilët u kapën në dy nga qendrat e prostitucionit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit”, thuhet në njoftimin e policisë

Operacioni dhe hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur personat organizatorë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Sakaq materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prostitucioni” në bashkëpunim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!