Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Godina ku luhet teatri i turpit”/ Rama takon Thaçin në Hagë: E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur

schedule12:42 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 12:42 - 18 Dhjetor, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Hagë me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim nga Gjykata Speciale. Pas përfundimit të takimit, Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu kritika të forta ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ai bëri të ditur se e ka gjetur Thaçin në gjendje të mirë shpirtërore dhe theksoi mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së dhe për Kosovën.

“Sapo kam dalë nga godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin, i cili u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës, ku e kishte çuar populli i Kosovës, e me Luftën Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e përdhos dot një farsë e nisur për trafik organesh nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë

E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt, edhe pse me ndalime absurde të drejtash minimale që i ishin hequr krahasimisht me herën e kaluar – një turp më vete me një fjalë! Kemi folur për familjet, për miqtë e përbashkët, për Shqipërinë e për Kosovën, për “Skënderbeun” e Aurel Plasarit, që ia pata çuar më parë, për librin e fundit të Kisingerit që ia çova këtë herë, e për dy a tre libra të tjerë nga moria e leximeve të tij në këtë vend, të cilin me të qeshur Hashimi e quan “institut”.

Nuk di ç’të them më për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, me bekimin e me fondet e taksapaguesve të vendeve demokratike, nga Europa deri tek SHBA-ja, ndaj një populli europian që çliroi vetveten nga një regjim nacional-socialist, po edhe Europën nga një njollë e zezë apartajdi mu në kërthizën e saj për dekada me radhë.

Bekuar qofshin Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj pa gjyq, prej më shumë se pese vjetësh tanimë, në mes të Europës së lirisë, demokracisë e shtetit ligjor”, ka shkruar Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!