Godin nuk përmbahet: Italia gaboi, qeveria s’mori masa ndaj koronavirusit

schedule22:36 - 28 Mars, 2020

schedule 22:36 - 28 Mars, 2020

Lojtarët e Interit i dhanë fund pak ditë më parë periudhës prej du javësh në karantinë. Diego Godin mori leje nga klubi dhe vendosi të kthehet në shtëpinë e tij në Uruguaj. Mbrojtësi me eksperiencë të madhe nuk i ka kursyer “shigjetat” ndaj autoriteteve italiane.

Koronavirusi nuk u mor seriozisht në fillim, masat mbrojtëse nuk ishin ekstreme dhe kjo gjë dha pasoja negative. Shteti fqinj ka numrin më të madh të jetëve të humbur, teksa Godin shprehet kështu në një deklaratë për ESPN.

Fillimisht nuk iu dha shumë rëndësi virusit, mendohej se ishte vetëm një problem kinez. Masat mbrojtëse u morën avash avash, na paralajmëruan por qeveria nuk mori masa drastike”, deklaron Diego Godin. /abcnews.al