Godet Teuta në limite, merr Albion Markun dhe një mesfushor

schedule18:40 - 29 Gusht, 2022

schedule 18:40 - 29 Gusht, 2022

Teuta ka befasuar me dy goditjet e fundit në merkato. “Djemtë e detit” kanë marrë dy lojtarë në huazim nga Dinamo.

Mbrojtësi Albion Marku, i cili kërkohej edhe nga Tirana e Partizani, do të jetë pjesë e durrsakëve deri në fund të këtij sezoni.

Lojtari tjetër që është huazuar te Teuta është mesfushori Devid Fejzulla, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!