Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme banorët në Kombinat. Tërmeti duket se nuk ka lënë pa dëmtuar rëndë edhe banesa në Kombinat, gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se qytetarët do të strehohen të gjithë, ndërkohë një banori të zonës iu drejtua me fjalët: “Goca jote është goca ime”tha Rama.
Banorët të shqetësuar ndihen të pasigurtë me atë çfarë do të ndodhë dhe diskutuan me kryeministrin për shkak se kërkojnë verifikim e situatës sepse nuk kanë ku të strehohen.
Qytetaret duke replikuar i kujtojnë banorët që humbën jetën dhe theksojnë se nuk duan që viktimat e radhës të jenë ata.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm kryeministri në mbledhjen e qeverisë tha se të gjithë familjarët e viktimave do të ndihmohen finaciarisht. Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.
/abcnews.al