Afrika tashmë numëron më shumë se 500,000 raste të konfirmuara me koronavirus.
Totali i të infektuarve në të gjithë kontinentin ka shkruar në më shumë se 504,000 pasi Afrika e Jugut regjistroi një ditë tjetër me më shumë se 10,000 raste të konfirmuara. Kjo pjesë e vendit është kthyer në pikën e re të nxehtë globale.
Shifra reale e të infektuarve mes 1.3 miliardë banorëve në Afrikë mbetet e panjohur pasi 54 shtetet vazhdojnë të përballen me një mungesë serioze të materialeve të testimit për virusin.
“Një problem i jashtëzakonshëm, një krizë e vërtetë e aksesit, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Afrikën, Matshidiso Moeti, javën e kaluar.
Kontinenti Afrikan ka vetëm 2.2 punonjës shëndetësorë dhe 0.3 mjekë për 1.000 njerëz, sipas OBSH. /abcnews.al/

