Avokati cka deklaruar se ndaj Kuvendit të Kosovës është ushtruar “një presion i jashtëzakonshëm” për të realizuar ndryshime kushtetuese, ndërsa ka akuzuar se proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Kosovës janë të ndikuara politikisht.
I ftuar në “News Line” në ABC News, Hoxha u shpreh se që në fazat e hershme Gjykata ka qenë e ndikuar nga politika dhe se aktakuzat, sipas tij, janë të montuara dhe të fabrikuara në Beograd.
Ai theksoi se dënimet e kërkuara, përfshirë 45 vite burg, përbëjnë në praktikë burgim të përjetshëm dhe i cilësoi ato si të rënda dhe të pajustifikuara. Sipas Hoxhës, mungesa e lidhjes së krimeve shkakore dhe e zinxhirit komandues e bën aktakuzën të pavërtetë. Avokati kërkoi pafajësi për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe për të gjithë ish-krerët e Kosovës, duke e cilësuar qëndrimin e Prokurorisë si “të turpshëm”.
“I është bërë një presion i jashtëzakonshëm Kuvendit të Kosovës, për të bërë një ndryshim Kushtetues. Që herët Gjykata ka qenë e ndikuar nga politika. Sigurisht që Kuvendin i Kosovës përgatiti me armë “xhelatët e vet”, duke dhënë dënime të rënda dhe të pa justifikuara. Vendimet e kësaj gjykate janë fabrikuar në Beograd. Është një akuzë e montuar dhe është një akuzë e turpshme. Gjykata duhet të japë pafajësi jo vetëm për zotin Thaçi, por për të gjithë ish-krerët e Kosovës.
Kjo vetëm që është një akuzë e montuar në Beograd, por është një akuzë e turpshme, për atë luftë të shenjtë për të mbrojtur atdheun. Mungesa e lidhjes së krimeve shkakore dhe të zinxhirit komandues e bën këtë akuzë të pavërtetë dhe të monutar. 45 vite burg, janë praktikisht një burgim i përjetshme. Kanë kërkuar një dënim që barazohet me burgimin e përjetshëm. Prokuroria mbajti një qëndrim të turpshëm”, tha Hoxha.


