Gjyqi i ditës së hënë, Salianji konfirmon pjesëmarrjen

schedule19:09 - 3 Korrik, 2022

schedule 19:09 - 3 Korrik, 2022

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, gjatë një takimi me strukturat e Korçës për përgatitjet e protestës kombëtare të 7 korrikut, ka folur edhe për gjyqin e ditës së hënë të çështjes “Babale”.

Salianji konfirmoi pjesëmarrjen në seancë, ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ka drejtësi, vetëm akuza ndaj njerëzve që denoncojnë.

Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë. Unë nesër do jem aty por tani fokusi është te protesta, organizimi i qytetarëve. Shumica e grupit parlamentar ka shprehur qëndrimin se do jetë pjesë e protestës”, u shpreh ai.

/Abcnews.al/