Gjyq arbitrave, Jareci: Situatë jo normale, duhet ta zgjidhim menjëherë

schedule15:55 - 11 Shkurt, 2020

schedule 15:55 - 11 Shkurt, 2020

FSHF ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme mujore me arbitrat shqiptarë. Takimi është kryer në ambientet e “Air Albania”. Gabimet e tyre, sidomos ato të javëve të fundit, kanë qenë tema kryesore e bisedimeve. Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci ka shpjeguar më me detaje atë që u diskutua dhe direktivat që u dhanë.

Sot jemi mbledhur me arbitrat e Superiores dhe Kategorisë së Parë. Për seminarin periodik ne mblidhemi çdo muaj me arbitrat, por ky seminar përkon me një situatë jo të zakonshme në lidhje me performancat e tyre. Gjatë katër javëve të para të sezonit të ri, arbitrat kanë gabuar në disa ndeshje. Ne jemi këtu për të dhënë argumentet e këtyre gabimeve, por dhe rrugët për të dalë nga gjendja në të cilën jemi, pra një situatë jo normale.

Jemi mbledhur për pjesën teorike dhe atë praktike, për të parë argumente dhe gabime, për të dëgjuar arbitrat se pse kanë gabuar në situata të ndryshme. Më pas është pjesa jonë, pjesa e instruktorëve, për të dhënë rrugët e daljes, për të dhënë instrumentet të cilët arbitrat duhet të kenë tash e tutje, duke filluar nga dita e nesërme në ndeshjet e Kupës, për të pasur një rikthim në performancat normale“, përfundon Jareci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!