Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata shpall të pafajshëm Tom Doshin

schedule12:08 - 4 Korrik, 2018

schedule 12:08 - 4 Korrik, 2018

Gjykata e Tiranës i dha pafajësi deputetit Tom Doshi, të akuzuar për “kallëzim të rremë” duke fabrikuar një skenar për eliminimin fizik të tij. Dy të bashkëpandehurit e tij, ish-deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami u dënuan me burg, por asnjëri prej tyre nuk do të shkojë në qeli. 

Më shumë se tre vjet pasi u akuzua për inskenimin dhe krijimin e provae të rreme për një plan të eliminimit fizik të tij, deputeti Tom Doshi u deklarua i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.

Sipas gjyqtarit Bledar Abdullai, nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se nuk ka elementë të veprës penale të  “kallëzimit të rremë” në veprimet e deputetit Doshi.

Këtë fat nuk e patën dy të bashkëpandehurit e tij Mark Frroku dhe Durim Bami. Ata u fajësuan dhe u dënuan me burg për “kallëzim të rremë”, por asnjëri prej tyre nuk do të shkojë në qeli.

Gjykata dha 8 muaj burg për ish-deputetin Mark Frroku, vendim që u pezullua duke e lënë atë të lirë me kusht që të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale.

Tetë muaj burg ishte edhe dënimi për Durim Bamin. Gjyqtari tha se kjo masë dënimi është më e vogël se koha e qëndrimit të tij në paraburgim dhe vendosi ta konsiderojë dënimin të kryer.

Në pretencën e lexuar në seancat e kaluara prokuroria kërkoi deklarim të fajshëm për të tre të pandehurit. Sipas  prokurorisë, plani për vrasjen e Doshit, i kallëzuar në vitin 2015, nuk ka ekzistuar ndonjëherë por është krijuar në mënyrë të rreme nga të pandehurit me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj kryetarit të Kuvendit të kohës, Ilir Meta, aktualisht President i Republikës. Vendimi u komentua në mënyrë diametralisht të kundërt nga avokati i Doshit dhe i Frrokut.

Vendimi i së mërkurës i dha fund procesit të kthyer në një telenovelë gjyqsore. Nga dërgimi i çështjes në gjyq në dhjetor

2015, dosja ka bërë ping-pong nëpër të gjitha shkallët e gjyqësorit për të gjetur gjykatën kompetente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!