Gjykata rrëzon padinë e Trump për rezultatin e zgjedhjeve në Pensilvani

schedule09:06 - 23 Nëntor, 2020

schedule 09:06 - 23 Nëntor, 2020

Gjyqtari federal i Pensilvanisë Matthew Brann e ka hedhur poshtë nismën ligjore të fushatës elektorale të Donald Trump për të pezulluar çertifikimin e proçesit të votimit në këtë shtet.

Gjyqtari Matthew Brann deklaroi se ekipi i Presidentit Trump nuk kishte arritur të provonte se kishte pasur manipulim në shkallë të gjerë me votat në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat zoti Trump i humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Brann ka deklaruar  se stafi i Trump ishte përpjekur të hiqte të drejtën e votës për gati shtatë milion votues, dhe se gjykata  është përballur me argumente të tensionuara ligjore, të pabaza dhe me akuza spekulative.

Ky vendim i gjykatës federale në Pensilvani i ka hapur rrugë autoriteteve të këtij shteti të zyrtarizojnë rezultatet elektorale. Joe Biden në Pensilvani kryeson ndaj Trump me një diferencë prej 80 mijë votash.

Padia në Pensilvani ishte më e bujshmja ndër dhjetëra paditë gjyqësore të ngritura nga Presidenti Trump dhe aleatët e tij republikanë pas zgjedhjeve. Ata po përpiqen gjithashtu të zhvlerësojnë ose ndryshojnë rezultatet përmes rinumërimeve dhe trysnisë së drejtpërdrejtë mbi ligjvënësit në disa shtete.

Megjithatë burime nga stafi i Donald Trump bene te ditur se vendimi do të çohet ne gjykatën Supereme.

Trump nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar se Gjykatat duhet të kenë guximin të bëjnë atë që duhet bërë.

“Pse Joe Biden është duke formuar me shpejtësi administratën e tij, kur hetuesi e mi kanë gjetur me qindra-mijëra vota të paligjshme, të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin në të paktën katër shtete, dhe si rrjedhojë të fitohen zgjedhjet”?

Stafi i fushatës se Presidentit Trump ka dy ditë afat për të kërkuar një rinumërim në shtetin Georgia, ku zyrtarët certifikuan të premten Joe Biden si fitues, pas një rinumerimi me dorë të çdo vote. Ekipi ligjor i Donald Trump ka thënë se planifikon një proces gjyqësor në këtë shtet, por nuk ka dhënë me shume hollësi./abcnews.al