Gjykata njeh statutin e miratuar nga “11 Dhjetori”, Kaso: Juridikisht, PD tashmë drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit

schedule11:22 - 25 Mars, 2022

schedule 11:22 - 25 Mars, 2022

Gjykata Civile e Tiranës ka pranuar në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për ndryshimet e statutit të partisë. Pas këtij vendimi, përfaqësuesi ligjor i grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha tha para mediave se tashme juridikisht, Selia Blu drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

“Sot PD u kthehet zyrtarisht demokratëve që nëpërmjet delegatëve të tyre shprehen vullnetin për të miratuar statutin e ri, logon simbolet e reja. Është një ditë e madhe për të gjithë demokratët,” tha Kaso para gazetarëve.

Kaso tha po ashtu se kjo e sotmja ishte e vonuar si vendimmarrje, nëse merren parasysh afatet proceduriale që parashikon ligji. “Por, më mirë vonë sesa kurrë.”

I pyetur nga gazetarët, përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” sqaroi se kërkesë për bashkim të çështjeve nuk ka pasur nga pala tjetër dhe se çështja e sotme është e ndarë nga ato që janë kërkuar nga pala tjetër.

“Nuk ka pasur asnjë kërkesë për bashkim të çështjeve. Nuk pengohej nga shqyrtimi…Nga 11 dhjetori ka vetëm një PD, ajo që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit me vendim gjykate. U pëlqen, apo s’u pëlqen atyre që kanë hedhur tymnajë në opinionin publik.”

Vendimi në fjalë, sipas Kasos, mund të ankimohej vetëm nga pala që ai përfaqëson. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!