Gjykata e Tiranës caktoi të hënën masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Isarajin, vëllain e ish-zv/ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraji, së fundmi drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Ai akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. I dyshuari Isaraj u arrestua të shtunën nga Policia e Tiranës, teksa iu gjetën me vete një armë dhe një sasi pre 0.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Vendimi për të u dha nga gjyqtarja e Tiranës Rexhina Merlika, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për izolimin e Isarajit në qeli deri në përfundim të hetimeve./abcnews.al