Gjykata lë në burg 7 anëtarë të grupit të 2.5 ton drogë

schedule15:07 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 15:07 - 8 Dhjetor, 2017

7 personat që akuzohen se dërguan 2.5 ton kanabis nga porti i Durrësit drejt Ankonas, do të qëndrojnë në burg. Gjykata e kriemve të rënda la në qeli, edhe nënkomisarin e policisë së Fiert si edhe dy kolegët e tij në Pikën e Kalifimit kufitar Durrës.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg shtatë personat e akuzuar për transportimin e 2.5 tonëve kanabis në janar të këtij vitit nga porti i Durrësit drejt atij të Ankonës.

I pari që doli për masë siguri ishte nënkomisari i policisë Fieri, Festim Lelaj, i cili nuk pranoi të fliste pa u konsultuar më parë me avokatin e tij mbrojtës.

 Masat e sigurisë “arrest në burg” për:

 Festim Lelaj, Nënkomisar në Komisariatin e Fierit  

  1. Gëzim Dervishi, Efektiv në pikën Kufitare të Durrësit
  2. Agron Kapllani, Efektiv në pikën Kufitare të Durrësit
  3. Altin Katundi, Doganieri në Durrës
  4. Mikail Hila, Agjent Doganor në Durrës
  5. Skënder Siceqa “Akuzuar për trafik droge”
  6. Arbi Mustafa “ Akuzuar për trafik droge”

 Të njëjtën qëndrim kanë mbajtur edhe 6 të pandehurit e tjerë, të cilët nuk dhanë hollësira, përballë prokurorit të çështjes Dritan Prençi.

Ky i fundit ka rënduar edhe më tej pozitat e të pandehurit Festim Lelaj. Nga hetimet për nënkomisari i policisë Fieri, organi i akuzës ka zbuluar edhe një ngarkesë tjetër me drogë të transportuar me kamion drejt Italisë gjatë vitit 2014, ku përsëri orgazator ishte Lelaj.

Në atë kohë, nënkomisari i Fierit ishte efektiv në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës, ku, dyshohet se lëndën narkotike rreth 350 kg kanabis e ka kaluar në bashkëpunim edhe me  shtetasit Aurel Laze dhe Skënder Siqeca nga poriti u qytetit bregdetar.

Efektivi i policisë u prangos disa ditë më parë, ndërsa hetuesit arritën ne përfundimin se nënkomisari i policisë së Fierit kishte rolin e organizatorit edhe në grupin që trafikoi 2.5 ton kanabis nga Porti i Durresit në Ankona.

Ngarkesa me drogë do të dërgohej drejt Gjermanisë, ndërsa kaminoni me lëndë narkotike ishte vulosur në Portin e Durres nga doganieri Altin Katundi, dhe agjenti doganor  Mikail Hila. Lënda narkotike ishte shënjuar si mall transit, për tu mos u kontrolluar me tutje në portin Italian. Ndërkohë kanabisi qe u kap nga autoritetet ne brigjet e Ankones ishin fshehur në kamion që trasportonte dru.

Pas arrestimeve te së mërkurës, shkon ne 12 numri i personave te vene ne pranga per kete rast ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike./abcnews.al

 

 

https://youtu.be/MiCV7idD2nQ