Gjykata lë në burg 5 anëtarët e grupit “Bajri”, flet avokati: Një flluskë sapuni

schedule16:10 - 23 Nëntor, 2019

schedule 16:10 - 23 Nëntor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në qeli 5 anëtarët e grupit “Bajri” në Shkodër. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” për Safet Rustemin, Ilir Rustemin Astmer Bilalin, Ismet Idrizin, Behar Bajrin, dhe Sirjan Alija që vazhdon të jetë në kërkim.

Masën “arrest në shtëpi” gjykata caktoi për të afërmen e kreut të grupit “Bajri” Jorida Murtati. Ndërsa për punonjësit e spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, Florine Hoxha, Mira Nikaj, gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje”.

Pas përfundimit të seancës Avokti i Behar dhe Safet Bajrit, Arbër Hoxha deklaroi se akuzat janë një flluskë sapuni.

Gjatë zhvillimit të seancës personat nën hetim janë shprehur se po i mbajnë në burg padrejtësisht dhe se prokurori Anton Martini ka sajuar akuzat.

“ABC News” mëson se prokurorët kanë vërtetuar se ishte shtetasja Jorida Murati, e afërme e Behar Bajrit, ajo që bënte lidhjen mes tij dhe pjesës tjetër të grupit. Sipas organit të akuzës 32 vjeçarja Murati, me anë të ushtrimit të ndikimit, ka ndikuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke u punësuar fiktivisht si infermiere.

Prokuroria pretendon se ka mjaft fakte të reja që Behar Bajri kontrollonte grupin nga burgu, pasi ka përdorur si korriere  32 vjeçaren, e cila merrte porositë e tij në Holandë dhe ia përcillte pjesës tjetër të grupit.

Sipas Dosjes se prokurorisë një tjetër femër ishte pjesë e grupit “Bajri” shtetasja me iniciale F.Gj. në OSHE-në e Shkodrës. Edhe ajo punësonte njerëz fiktivisht, për llogari të grupit “Bajri”, dhe në këmbim, u merrte atyre para.

Organi i akuzës ka zbardhur edhe mënyrën se si Ilir Rustemi dhe anëtarë të tjerë të grupit, nëpërmjet kanosjes, u vinin  gjoba biznesmenëve të ndryshëm, në qytetin e Shkodrës, për tu marrë paratë.

Ata nga frika detyroheshin që të shlyenin gjobën.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, pranoi dje kërkesën e mbrojtësit, avokatit Arbër Hoxha dhe 4 anëtarëve të grupit “Bajri”, për shuarjen e masës së sigurisë të vitit 2018, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit.

4 anëtarët e grupit “Bajri” u arrestuan në kuadër të operacionit “Oaz”. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!