Familja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson, kanë shënuar një fitore ligjore teksa e kanë bindur gjykatësin që ta hedhë poshtë padinë e Wade Robsonit për abuzim seksual.
Koreografi Robson në vitin 2013 ngriti padi kundër Jacksonit, duke pretenduar se ylli i ndjerë i muzikës e kishte abuzuar seksualisht kur ai ishte i mitur.
Spekulimet dhe akuzat e Robsonit ishin shpalosur hollësisht në dokumentarin e profilit të lartë “Leaving Neverland”, të realizuar nga kanali “HBO”.
Duke e mbështetur një vendim paraprak, të hënën gjykatësi i Gjykatës Supreme të Qarkut të Los Angelesit, Mark A. Young, e hodhi poshtë padinë e Robsonit duke deklaruar se familja dhe udhëheqësit e pasurisë së këngëtarit të ndjerë, nuk ishin përgjegjës financiarisht ndaj Robsonit sepse korporatat nuk kishin asnjë detyrë ligjore ose aftësi për t’i kontrolluar veprimet e Michael Jackson.
Vince Finaldi, avokati i Robsonit në një deklaratë për media tha se vendimi i gjykatës kishte të meta fatale, dhe nëse është e nevojshme do të apelohet në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë.
Familja Jackson vazhdon ta ketë një betejë të veçantë gjyqësore me kanalin “HBO”, për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentarit “Finding Neverland”.l.k/abcnews.al