Biznesmeni shqiptar Edmond Bego, i arrestuar dy ditë më parë në Greqi, është lënë në burg nga gjykata e këtij vendi. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata greke vendosi “arrest me burg” për 48-vjeçarin Bego derisa ndaj tij të ketë një kërkesë zyrtare nga Italia për ekstradim.
Edmond Bego u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi dhe është arrestuar për llogari të shtetit Italian. Sipas policisë greke, ndaj tij rezulton të ketë një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës.
Sipas policisë greke, në momentin e ndalimit, 48-vjecari kishte një pasaportë me emrin e ndryshuar Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz./abcnews.al