Gjykata e Prishtinës urdhëron arrestimin e Albin Kurtit

schedule11:40 - 22 Nëntor, 2017

schedule 11:40 - 22 Nëntor, 2017

Si pasojë e mosparaqitjes në seancën gjyqësore gjykata e Prishtinës ka urdhëruar arrestimin e deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi. Seanca e radhës është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi arrestimin për dy deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe Donika Kadaj – Bujupin. Arsyeja është se asnjeri nga ata nuk u paraqit në seancën gjyqësore kundër tyre. Gjykatësi Beqir Kalludra, u shpreh se deputetët e akuzuar nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre. Nëse policia do arrijë t’i gjejë ata do të dërgohen në paraburgim. Por në seancë kanë munguar edhe Flora Brovina e Blerta Deliu si palë të dëmtuara, si dhe Bekim Haxhiu si dëshmitar. Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.Ne mungesë të tre të akuzuarve, seanca është shtyrë për afat të pacaktuar. I vetmi që është paraqitur ka qenë deputeti Faton Topalli i cili është dekla;ruar i pafajshëm.  Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte parashikuar të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit. Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Deputetët e Vetëvendosjes i kanë cilësuar këto akuza si politike./abcnews.al