Gjykata e la në burg se plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, flasin mbrojtësit e Xhelilit: Konflikti s’kishte lidhje me detyrën

schedule11:37 - 15 Nëntor, 2022

schedule 11:37 - 15 Nëntor, 2022

Ndue Pjetra, avokati mbrojtës i Orges Xhelilit, i cili u la sot në burg nga gjykata për plagosjen e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij, Gazmend Bullari, ka thënë për mediat se konflikti nuk ndodhi për shkak të detyrës.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtësit e Xhelilit thanë se bëhet fjalë për një konflik të momentit që më pas përshkallëzoi. Po ashtu, sipas tyre, klienti i tyre ka pasur edhe plagë në trup pasi është goditur nga punonjësit e policisë që “frocërisht kanë dashur ta shoqërojnë.”

“Nuk ka motive për shkak të detyrës. Bëhet fjalë për inate dhe muhabete të zhargonit të përditëshëm, që dukshëm në qytetin e Divjakës qarkullojnë në mënyrë të përgjithshme. Nga ana e SPAK po hetohet një rast i tenderave publik siç dihet përbotshëm në qytetin e Divjakës. Është thirrur si person që ka pasur dijeni për rastin.

Nëse do të kishte pasur inate për largim nga puna, kjo nuk është kompetencë e kryebashkiakëve. Të gjitha tentativat për ta lidhur ngjarjen me detyrën, për punësimin e tij ose, kjo nuk qendron.. Është goditur nga punonjësit e policisë që kanë kapur forcërisht dhe kanë dashur ta shoqërojnë,” tha njëri prej tyre

Më herët gjatë ditës së sotme, ka folur babai i Kokoneshit, i cili u shpreh se nuk e mendonte që sherri mes tyre do të përfundonte kaq rëndë. Abaz Xhelili, tregoi se djali i tij ka qenë student ekselent dhe ka mbaruar universitetin për inxhinieri elektronike e së fundi kishte nisur punë në Tiranë.

Mes të tjerash Xhelili tregon se kanë qenë Kokoneshi dhe shoferi i tij të cilët e kanë ndaluar djalin dhe më pas ka nisur sherri mes tyre.

Problem, ça problemi e hoqi nga puna, po 1 vit. Ka qenë student i mirë, absolut. Nuk na kishte thënë gjë, ditën e hënë do ishte në punë në Tiranë si inxhinier elektronik. Ka mbaruar të lartën për inxhinieri elektronike, absolut. Nuk e marr vesh, si arritën këto shqetësime djalit. Ne dy çuna kemi, i kemi pasur ekselentë.

Shqetësimi se e hoqi nga puna pa të drejtë. I thashë po lëre pse nuk gjen punë ti se të hoqi Fredi. Deshën të ikin në Gjermani. Filloi punë. E thirrën njëherë nga krimi ekonomik, si është problemi, me këto vjedhje.

Ne i kemi pasur dhe si miq se mbesën atje, u prish miqësia, u prishën dhe ky. Mirë se e hoqi djalin për punë politike, ne jemi krahu i saj, unë jam familje dëshmori, vetë kam qenë oficer, kam punuar në shëndetësi kaq kohë. Të priste djali im me këta rrugaçë. Ai ka pasur probleme Fredi, po te djali im e gjeti? Nga televizori e morëm vesh, na e thanë të tjerët. Ne jemi të dy pleq, gruan 40 vjet mësuese, drejtoreshë shkolle.

Ai ka vajtur atje, në rrugë i ka thënë ky qe ti. Jam në hallin tim, kam zënë punë. Se zuri punë, fillonte në Tiranë. Se ça janë ofenduar. E ka pasur krushku derën aty afër. Atë ditë erdhi nga Tirana, për të marrë ca gjëra se krushkun e kisha në spital. E ndaluan ata. Vetëm e drejta, të dalë drejtësia, se djali im nuk ka qenë problem”, tha babai i Orgesit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!