Gjykata e Fierit lë në burg pa afat Aldo Ymerajn

schedule12:46 - 15 Shkurt, 2018

schedule 12:46 - 15 Shkurt, 2018

Gjykata e Fierit la në burg pa afat të riun Aldo Ymeraj, i cili u arrestua në Tiranë, për llogari të FBI-së me akuzën për krim kibernetik. Gjykata e vendosi këtë masë, me qëllim ekstradimin e tij në SHBA.

Mbërriti në gjykatë i mbuluar me kapuç dhe i qetë.

Aldo Ymeraj u njoh me masën e sigurisë ndaj tij për akuza që vijnë nga përtej oqeanit.

Seanca në Fier u zhvillua me dyer të mbyllura.  Familjarë të 25 vjeçarit qëndruan jashtë dyerve të gjykatës dhe larg kamerave thanë e dinë fatin e djalit.

Mund të mos e shohim më për një kohë të gjatë ka thënë një i afërm i Ymerajt duke iu referuar ekstradimit të tij.

Gjyqtari Taluant Banushi vlerësoi të ligjshëm arrestimin e 25 vjeçarit dhe caktoi masën e arrestit me burg deri në ekstradimin e tij në SHBA  kërkesë të cilën e parashtroi prokurorja Ervisa Hyka.

Aldo ymeraj u arrestua ne Tirane për llogari të një hetimi që fbi ka ngritur për 36 persona në të gjithë botën.

Këta akuzohen se vidhnin para nëpërmjet internetit duke hyre në të të dhëna personale dhe institucionale. Nga ky aktivitet i themeluar në vitin 2010 prej një shtetasi ukrainas janë shkaktuar 530 milionë dollarë humbje për konsumatorë biznese dhe banka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!