Gjykata e Apelit lë të lirë Tahirin

schedule15:40 - 28 Maj, 2018

schedule 15:40 - 28 Maj, 2018

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda liroi nga izolimi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që prej datës 12 maj qendronte në “arrest shtepie”. Pas  një seance që gjati 2 orë, Apeli pranoi kërkesën e Tahirit për shfuqizimin e masës shtrënguese.

Pas 17 ditësh izolim në banesën e tij te Kodra e Diellit, ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, fitoi lirinë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shfuqizoi masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të dhënë në 12 maj 2018 nga Shkalla e Parë.

Seanca e të hënës u parapri nga një koment e avokatit Maks Haxhia mbi mesazhin e një ditë më parë të ambasadorit amerikan Doland Lu drejt gjykatës për një vendim të bazuar në prova dhe jo mbi presione.

Në të njëjtën kohë, në hyrjen tjetër një patrullë policie solli në gjykatë ish-ministrin e akuzuar për “trafik narkotikësh” në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe të “korrupsionit”. U prit me brohorima nga 4-5 mbeshtetes.

Senaca u zhillua pa praninë e gazetarëve, kërkesa zyrtare e të cilëve për të marrë u refuzua nga gjykata. Burime brenda seancës konfirmuan se avokati Haxhia dhe Tahiri pretenduan shfuqizim të masës, me pretendimin se nuk ekziston asnjë kriter ligjor për masë sigurie. Ndërsa prokurori ka këmbëngulur në caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në përfundim të seancës trupa gjykuese e kresuar nga Saida Dollani dhe anëtarë Fehmi Petku e Sokol Binaj vendosën shfuqizimin e “arrestit shtëpiak”. Kjo do të thotë në vijim Tahiri do të hetohet në gjendje të lirë.

Ish-ministri la gjykatën po në bordin e automjetit të policisë, pasi procedura e lirimi kërkon një apo dy orë kohë.

Kjo është fitorja e dytë e Tahirit në Apelin e Krimeve. Në dhjetor 2017 e njëjta gjykata shfyqizoi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit” duke i rikthyer Tahirit pasaportën.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!