Gjuzi në Kuvend: Admnistratën e shtetit e keni në dispozicion, kërkoni të vidhni zgjedhjet

schedule10:17 - 30 Korrik, 2020

schedule 10:17 - 30 Korrik, 2020

Seanca e sotme plenare ka nisur me masa të rrepta si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e tij në Kuvend sërish reagoi me kritika për shkak të minutazhit të shkurtër për të mabjtur fjalën në Kuvend.

Më tej Gjuzi thekson se pragun kombëtar le ta rrisin sa të duan me ndryshime kushtetuese, ai do të jetë sërish në Kuvend në rast se zgjedhjet nuk vidhen.

“Këtu janë 8 parti politike të anashkaluara për projektin e sotëm për të ndërhyrë në Kushtetutë. Drejtpërdrejtë preken të drejtat e partive politike parlamentare dhe joparlamentare. Kryeministri mund të bënte të pamundurën që të hiqte komisionerët partikë, por jo të rriste pragun.

Të gjithë admnistratën e shtetit e keni në dispozicion dhe ndaj kërkoni edhe të vidhni zgjedhjet. Për mua le ta rrisin pragun sa të duan, nëse nuk vidhen zgjedhjet unë jam prap në këtë parlament. Partia Komuniste vodhi votat me 15%, prandaj ju z..kryeministër doni t’i vidhni, tha Gjuzi.