Gjuriç: Mitrovica themel per mbrojtjen e identitetit serb

schedule14:57 - 8 Nëntor, 2019

schedule 14:57 - 8 Nëntor, 2019

Drejtori i të së ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç tha të premten se Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por edhe mbrojtja e identitetit serb.

Gjuriç tha gjatë vizitës në Mitrovicë se ky qytet është për serbët qytet i rezistencës për ekzistencën e tyre në Kosovë.

Drejtori i të së ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë sot në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës për festën e Shën Mitrit (Mitrovdan), ndërsa ka përçuar mesazhe paqeje, solidariteti dhe mbështetje vëllazërore për serbët e Kosovës.

Ai e ka quajtur qytetin e Mitrovicës si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.

Sipas tij, Mitrovica për serbët është qytet i fitores, forcës së re dhe rezistencës për ekzistimin e tyre këtu.

“Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton. Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme… Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriqi./abcnews.al