Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Gjuha shqipe në RMV/ Studenti Ademi: Nuk ka ndryshuar gjë pas protestës

schedule17:54 - 14 Prill, 2026

schedule 17:54 - 14 Prill, 2026

Studenti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në vend, pas protestës në Shkup për djhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Ademi u shpreh se do kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet.

“Realisht, asgjë nuk ka ndryshuar saktësisht. Por kemi marrë një përkrahje shumë të madhe nga bashkëatdhetarët tanë edhe nga Shqipëria, edhe nga Kosova, si nga figura politike, publike, si edhe nga qytetarë të thjeshtë. Zbatimi i gjuhës shqipe mungon në vendin tonë, edhe pse jemi popull shtetformues. Kanë kompleks, albanofobi kundrejt gjuhës sonë. Presidenta tha, ka frikë apo është e mërzitur se nëse përkthehet ajo, do humbet në përkthime. Por për atë shqiptarin e Maqedonisë së Veriut, që nuk e di gjuhën maqedonase, ai nuk humb në përkthime në seanca gjyqësore. Ne qenkemi i vetmi vend që ekzistone  drejta në gjuhën maqedonase. Jemi duke kërkuar zbatimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!