Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjuha e urrejtjes, rrit fëmijë agresivë/ Sociologët: Të largohen nga rruga, më shumë angazhim në edukim

schedule15:16 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 15:16 - 5 Dhjetor, 2025

Një debat  që përfundon në sherr. Prej vitesh nuk është më shqetësim I vetëm mes adoleshentësh.  Konflitet po  përshkallëzohen në krim. Gjuha e urrejtjes po shton  fëmijë dhe të rinjë aggressive.  Sipas  specialistëve dhuna  sjell ankth e  thyen vetëbesimin.

“Dhuna që ata  përjetojnë  nga bashkëmoshatarët, si në mjedisin real dhe ne atë virtual,  I bën të ndjehen vazhdimisht  të nënçmuar,   të vënë në lojë,  vazhdimisht të revoltuar,  ka prej tyre që këtë zemërim të brendshëm,  e shfaqin në formën më aggressive që ata dinë e që kanë  dhe nëse sigurojnë armë të ftohtë humbasin dhe kontrollin”

Sipas Institutit të Shëndetit Publik afro gjysma e personave që kanë përjetuar dhunë online në vendin tonë janë nën 18 vjeç.    Shpesh  bashkë me bullizmin  nga  mjedisi virtual vjen dhe modeli.

“Pamudësia e familjes për ti qëndruar vazhdimisht fëmijës mbi kokë për edukimin kur nga shkolla shihet një rënie e besimit në përgjithësi  tek aftësisë së  saj edukuese.

Kur shohimi nga ana tjetër që mjediset virtuale ku  nuk ka filtra,  ku ka shumë antimodele, lavdërim të dhunës bëhen gjithnjë udhërrëfyese për ta,  shpesh ne përfundojmë ne analiza të tilla kur flasim për të mitur që krenohen, ndjehen më të fortë  duke marrë këto modele.”

Modeli duhet ndryshuar  ndërsa   impulsivitetit të moshës i duhet vënë fre.  Specialistët thonë se  për këtë  adoleshentëve iu duhen ofruar mundësi të  shprehin veten.

“T’i ofrojmë  mundësi  për shprehur veten  jo,  në formë aggressive, por të dobishme si  psh aktivitetet e ndryshme. Mendoj që ajo që zbut agresivitetin e sjelljes njerëzore është edukimi.

Çfarë mungon për medimin tim është pikërisht ky aspekt . Adoleshentëve tek ne  mendoj që iu mungojnë  këto hapësira ku ato të shprehin veten, të ndjehen më larg antimodeleve.   Çfarë familja nuk e bën dot duhet ta bëjë shkolla, se njihet si dora e zgjatur e familjes, ne që te kemi hapa pozitiv  të  jemi më rigoroz, programet  edukuese te nisin më herët. Mendoj  se mungojnë programet  që luftojnë varësitë.  Pothuajse i kemi të zbuluar  të miturit nga varësitë.”

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri  raporton trefishim të rasteve të bullizmit kibernetik krahasuar me një vit më pare.  Nderkohe shpesh një fjalë  në rrjetet sociale kohet e fundit  është  bërë shkak për humbje jete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!