“Gjueti” talentash, PSG e Arsenal “përplasen” për anësorin e Crystal Palace

schedule10:21 - 5 Maj, 2023

schedule 10:21 - 5 Maj, 2023

Me Messi e Neymar në prag largimi nga “gjigandët” e PSG, kampionët francezë janë të detyruar të bëjnë transferime të reja në repartin ofenziv dhe ndryshe nga herët e tjera, duket se Presidenti Al-Khelaifi kërkon të nënshkruajë me talenta.

Në bazë të raportimeve të mediave britanike, në “lupën” “pariziene” ka rënë anësori i talentuar i Crystal Palace, Michael Olise, me 21-vjeçarin që përveç PSG është “nën vëzhgim” edhe nga “topçintjë” e Arsenal.

Kartoni i tij kushton vetëm 25 milionë euro, teksa ende asnjë nga klubet nuk ka nisur kontaktet e parë për nënshkrimin me anësorin, i cili ka shkëlqyer këtë sezon, teksa ka arritur të shënojë 2 herë dhe të dhurojë 9 asiste në 33 ndeshjet e deri më tanishme të sezonit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!