Gjobitja e shqiptarëve që kaluan afatin 90-ditor në Greqi, Rama: Nëse s’anulohen i paguajmë ne

schedule19:14 - 20 Maj, 2020

schedule 19:14 - 20 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit në Abc News se disa shqiptarë që kishin kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në shtetin grek, ishin gjobitur, pavarësisht marrëveshjes mes dy shteteve.

Rama thotë se ka biseduar me autoritetet greke të cilat do të rishikojnë gjobat e vendosura, dhe siguron se nëse ato nuk anulohen do paguhen nga qeveria e qeveria e Republikës së Shqipërisë.

“Një lajm me rëndësi. Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.

Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.

Unë i siguroj të gjithë qytetarët SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% nga qeveria e republikës së Shqipërisë”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!