Ata që ndosin Shkodrën do të gjobiten.
Qytetarët dhe bizneset që do të konstatohen në shkelje do të ndëshkohen me mase administrative deri në 20 mijë lekë.
Ky është penaliteti që parashikohet në rregulloren e re të hartuar nga Bashkia Shkodër dhe që po diskutohet me qytetarët.
Ndëshkime me gjobë parashikohen edhe për ata që zënë hapësirat publike të qytetit.
Për mbetjet në bazë të rregullores së re është diskutuar edhe ndarja me fasha orare të depozitimit te tyre një skemë qe pritet të përmirësojë cilësinë e shërbimit për pastrimin e mbetjeve urbane në qytetin e Shkodrës./abcnews.al