Qytetarët në Angli rrezikojnë të gjobiten deri në 10,000 paund, në rast se thyejnë karantinën.
Ky është vendimi që u është komunikuar nga autoritetet, ndërsa bëjnë me dije se personat që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 të vetëizolohen.
Gjobat do të jenë 500 paund për personat me të ardhura më të ulëta.
Po ashtu gjobat variojnë nga 1,000 paund deri në 10, 000 për shkelësit e përsëritur dhe për shkeljet “e ashpra”.
Sakaq kryeministri Boris Johnson u shpreh se për të shmangur rritjen e rasteve qytetarët duhet të respektojnë masat e vendosura.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të paralajmëruar përhapjen e koronavirusit si edhe për të mbrojtur veten dhe të afërmit”, tha Johonson.
/abcnews.al/