Gjoba e pezullime futbollistësh, Komisioni i Disiplinës bën “kërdinë”

schedule16:37 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 16:37 - 2 Dhjetor, 2020

Komisioni i Disiplinës është mbledhur dhe pasi ka para me kujdes raportet e zyrtarëve të ndeshjeve ka marrë vendimet e radhës. E pësojnë disa futbollistë dhe zyrtarë klubesh, për shkak të sjelljes së tyre. Në ndonjë rast nuk ka munguar edhe ushtrimi i dhunës, sikurse edhe problemet në organizimet e ndeshjes. Të gjithë këto shkelje janë hasur në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe te moshat. Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  • Zyrtari i KF Turbina, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Turbina, Dorjan Bajrami, për pështymjen ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/f të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  • Lojtari i Flamurtari FC, Denis Aliaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  • Lojtari i FK Egnatia, Endrien Magani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  • Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke lejuar praninë në stadium të personave të pa autorizuar, në bazë të Neneve 63 dhe 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Lojtari i Shënkolli, Kristjan Marku, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  • Lojtari i KF Sopoti, Orgest Tanushi, për sjellje josportive dhe pështymjen ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d/f të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  • Në bazë të Nenit 10/f të KDS, urdhërohet riluajtja e ndeshjes midis Labëria FC dhe FK Këlcyra, e vlefshme për javën e katërt Grupi B të Kampionat Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.
  • KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS të dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Lojtari i FK Apolonia U19, Rubin Zijaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Vllaznia U15, Rijad Fangaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Xhino Ngjela, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri. /abcnews.al