Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

schedule10:52 - 1 Korrik, 2026

schedule 10:52 - 1 Korrik, 2026

Kryebashkiakja e Roskovecit nuk ka kryer vepër penale. Gjykata e Posaccme shpalli të pafajshme Majlinda Bufin për veprën penale “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike”, akuzë që u ngrit nga SPAK pas denoncimit në televizionin e Sali Berishës.

Majlinda Bufi u hetua në cilësinë e kryetares së Bashkisë Roskovec dhe dha disa herë deklarime në strukturën e posaccme, duke mbajtur qëndrim kundërshtues lidhur me provat që kishte grumbulluar prokurorja Dorina Bejko.

Kjo e fundit pretendoi në sallën e gjyqit se Bufi ushtroi presion ndaj një qytetari që mbështeste opozitën në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023, që të mos përfshihej në veprimtari politike të forcave të tjeta pasi kishte përfituar nga programi social i Bashkisë për përmirësimin e kushteve të banimit.



Organi i akuzës kërkoi dënimin e Bufit me 1 vit e 6 muaj burg, në mënyrë që të konvertohej në shërbim prove për një periudhë 2 vjeccare. Megjithatë krahas kësaj dhe provave të tjera që u përcollën në procesin gjyqësor, gjyqtarja Irena Gjoka nuk i mori parasysh, duke dalë në konkluzionin se zyrtarja e Bashkisë nuk ka konsumuar veprën penale që u pretendua nga SPAK.

Prokurorja e ccështjes pritet të ankimojë vendimin në Apel dhe më pas do të jetë shkalla e dytë e gjyqësorit ajo që do të japë verdiktin final./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!