Veliaj fiton gjyqin ndaj Bashës/ Mbyllet çështja. Avokati si Luli: Nuk shkon në gjykatë

schedule12:59 - 26 Maj, 2023

schedule 12:59 - 26 Maj, 2023

Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për shpifje të bërë nga ish-krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Togat e zeza pushuan çështjen pasi në seancën e radhës nuk është paraqitur as Lulzim Basha dhe as avokatët e tij mbrojtës. Në padinë që Basha ka depozituar prej tetorit të  vitit 2020 filimisht në gjykatën e Tiranës, thuhej se Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, është shprehur publikisht se në kohën e tërmetit të 26 nëntorit lideri I asaj kohe I Partisë Demokratike është bërë me 4 vila dhe në të njëjtën kohë ka ndërtuar pa leje.

Për këto deklarta Basha e paditi kryebashkiakun Veliaj në gjykatën e Tiranës, por kjo e fundit I kërkoi gjykatës së lartë të vendoste se kush do e shqyrtonte padinë dhe në fund ishte gjykata e lartë që vendosi se të gjitha akuzat penale ndaj zyrtarëve të shqyrtohen nga gjykata e posaçme.

Pas nisjes së procesit në këtë gjykatë Basha u paraqit në seancën e parë ku refuzoi edhe pajtimin me Veliajn. Por në  fund aid he avokatët e tij hoqën dore duke bërë që gjykata të pushojë procesin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!