Gjiza apo përsheshi? Shijet e veçanta të ambasadorit slloven! Kënga hit shqiptare ndez shtëpinë e tyre

schedule18:39 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 18:39 - 18 Dhjetor, 2020

Ambasadori i Sllovenisë, Peter Japelj  dhe bashkëshortja e tij, Renata Rapelj Marmulaku ne programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi rrëfyen për herë të parë historinë e tyre të dashurisë.

Znj. Renata një vajzë më rrënjë shqiptare (babai nga Kosova dhe nena nga Sllovenia) prej 10 vitesh eshte e martuar me Z. Peter.  Frut i dashurisë  është vajza e tyre, e cila është shumë e lidhur, po aq sa prindërit, me tre vendet: Kosovën,Shqipërinë dhe Slloveninë.

Ambasadorin Peter duke qenë një master chef, Ermali e të degustojnë me bashkëshorten disa ushqime tradicionale shqiptare. Më e preferuara për ambasadorin ishin specat me gjizë, ndërsa për bashkëshorten zgjedhja ishte përshesh.

“Unë e kam të vështirë të zgjedh një, por mund të them e adhuroj gjizën”, tha ai, ndërsa Renata: “ Për mua është përsheshi”.

Në rubrikën”1 jetë, 5 këngë” çifti Rapelj kishin zgjedhur të pestën këngën e Rame Lahaj & Inva Mula, “Me lule t’bukura”.  Bashkëshortja dhe ambasadori treguan se vajza e tyre pëlqen shumë këngën “Kuq e Zi” e cila e bën që ajo të kërcejë.

“Duket që e ka në gjak”, tha Renata.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!