Gjithë jetën me një partner? Alesia Bami flet hapur: Kemi punë…

schedule13:45 - 20 Korrik, 2020

schedule 13:45 - 20 Korrik, 2020

Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara në Shqipëri për linjat fizike shumë seksi.

Ajo është munduar ta mbajë jetën e saj private diskrete,por së fundmi moderatorja ka treguar nëse do të mund ta kalonte jetën vetëm me një mashkull.

Gjatë një diskutimi, Alesia u shpreh se është e vështirë që të qëndrosh vetëm me një partner, pasi në ditët e sotme nuk është e lehtë të gjesh personin e duhur.

“Është e vështirë të kalosh një jetë të tërë me një mashkull, siç është e vështirë për të gjetur personin e duhur për të kaluar gjithë jetën. Por nuk do të thotë se është e pamundur. Brezi jonë e ka më të vështirë sepse kemi më shumë punë, si edhe lirshmëria. Nuk ke kohë ta kalosh me partnerin dhe të gjitha këto të shtyjnë drejt ndarjes. Por nëse dy njerëz kanë dëshirën e mirë për ta ruajtur marrëdhënien, e bëjnë që të funksionojë dhe të zgjasë”, deklaroi Alesia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!