Në mediat kroate gjithçka është vendosur, Zoran Zekiç nuk është më trajner i “demave të kuq” të Partizanit, me 49-vjeçarin, që sipas fqinjëve do të marrë në ditët në vijim, drejtimin e skuadrës së Osijek.
Mirëpo këtë të martë, gjithçka është zyrtarizuar dhe nga klubi i Partizanit, me “demat” që me anë të një njoftimi në profilet e tyre zyrtare, në rrjetet sociale kanë njoftuar transferimin e teknikut Zoran Zekiç drejt Osijek, si dhe emërimin e Drejtorit Sportiv, Arbër Abilaliaj në krye të stolit të “të kuqve”.
Njoftimi i plotë i klubit të Partizanit:
Klubi i Partizanit njofton arritjen e marëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekiç. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek.
Falënderojmë trajnerin Zoran Zekiç për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë. Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijevic. /i.m /abcnews.al