Plot pesë fitore radhazi në elitën e futbollit shqiptar tregojnë, që “Kuqeblutë” e Vllaznisë e kanë goxha seriozht pjesën e mbetur të sezonit, me teknikun, Qatip Osmani, i cili duket se ka sjellë te “gjigantët” e Shkodrës harmoninë dhe frymën e grupit, gjë të cilat kanë sjellë dhe rezultatet pozitive radhazi.
Megjithatë, pavarësisht fitoreve, duket se grupi nuk është ende i plotë dhe për këtë arsye, “Kuqeblutë” kanë afruar një tjetër lojtar në këtë fraksion të merkatos së janarit, kësaj radhe, një protagonist në mesfushë, si në qendër e ashtu në krahun e majtë, i cili thuajse gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në Suedi.
Bëhet fjalë për “Dardanin”, Alfred Ajdarevic, me 25-vjeçarin, i cili vjen te Vllaznia, si një lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me skuadrën e Orebro Syrianski, më 1 janar të këtij viti. Transferimi i Ajdarevic është konfirmuar nga vetë “Kuqeblutë”, të cilët njoftuan të gjithë tifozët, me anë të një postimi të shpërndarë në profilet e klubit në rrjetet sociale. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit: