Gjirokastër, thellohen shkarjet në kodër, por pallati është i sigurtë

schedule13:14 - 18 Janar, 2018

schedule 13:14 - 18 Janar, 2018

Në Gjirokastër shkarjet në shpatin e kodrës janë thelluar, por sipas raportit të dyte të gjeologëve pallati në lagjen “Punëtori” është i sigurtë. Ndërkohë sot një masiv dheu rrëshkiti poshtë kullës së sahatit në këtë qytet.

Pallati që futi në panik banorët në lagjen Punëtori në Gjirokastër është i sigurtë. Kështu thuhet në raportin e dytë të gjeologëve për situatën e krijuar një pallat pesëkatësh dhe dy ndërtesa dy dhe trekatëshe pas rrëshkitjes së shpatit të kodrës. Megjithëse shkarjet janë thelluar, drejtori i shërbimit gjeologjik të Gjirokastrës thotë se banorët mund të qëndrojnë në banesat e tyre.

Raporti përfundimtar parashikon marrjen e masave sipas një plani afatmesëm dhe afatgjatë. Të menjëhershme priten të jenë ndërhyrjet në drenazhimin e ujërave, ndërsa me përmirësimin e motit mendohet të fillojnë punimet për ndërtimin e mureve mbrojtëse.

Më shqetësuese duket situata për banorët e lagjes “Cfakë” banesat e të cilëve sipas ekspertëve janë të rrezikuara në cdo moment. Shkalla më e lartë e rrezikut mbetet për 2 banesat e familjes Kasi, të cilat ndodhen shumë pranë përroit, ndërsa toka pranë shtëpive të tyre ka shkarë pothuajse tërësisht.

Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër po bëhen përherë  e më të pranishme. Një masiv dheu rrëshqiti mëngjesin e kesaj te enjte ne rrugën poshtë kullës së kalasë, cka sipas specialistëve cilësohet e rrezikshme për vetë kalanë e Gjirokastrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!