Gjirokastër, PD-LSI shkarkojnë kryetarin e Këshillit Bashkiak

schedule16:22 - 12 Mars, 2018

schedule 16:22 - 12 Mars, 2018

Aleanca PD-LSI në këshillin bashkiak në Gjirokastër me 16 vota ka çuar më shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Roland Karalli dhe dy nënkryetarët, Ardian Hyska dhe Merita Isarai.

Në vend të tyre janë zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak, Mimoza Çomo dhe dy nënkryetarët, Gramoz Braho dhe Mirela Mamani. Procesi u zhvillua me votim të hapur gjatë mbledhjes surprizë. Por në këtë mbledhje, një tjetër lëvizje ndodhi.

Këshilltari Arben Rexha ka ndryshuar sërish kamp politik. Nga LSI, ai ka kaluar tek PS dhe kjo është e dyta herë që Rexha ndryshon kamp politik në Këshillin Bashkiak./abcnews.al