Gjirokastër, arrestohen dy të rinj për vjedhje

schedule09:26 - 6 Janar, 2018

schedule 09:26 - 6 Janar, 2018

Dy të rinj  kanë rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi kishin kryer një sërë vjedhjes në këtë qytet.

Ata janë K.Xh, 17 vjeç dhe A.A, 16 vjeç, të dy banues në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër.

Sipas policisë arrestimi I tyre u bë pas hetimit dhe dokumentimi të plotë të një sërë vjedhjesh:

“Në datën 04.01.2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një dyqan në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër në pronësi të shtetasit V.M, ku kanë marrë paketa cigare, me vlerë 350.000 lekë.

Në datën 03.01.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit G.Sh, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër.

Në datën 02.01.2018, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në lagjen “Palorto” banesën e shtetases I.S, ku kanë marrë një televizor dhe 6000 lekë.

Në datën 26.12.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në shkollën e mesme Profesionale në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër një troko.

Në datën 31.12.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A.D, në lagjen “Gërhot” ku kanë marrë një televizor dhe disa mallra ushqimorë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!