Gjinushi: Akademia e Shkencave do të ketë rol këshillimor e kërkues

schedule18:53 - 21 Shkurt, 2018

schedule 18:53 - 21 Shkurt, 2018

Kryetari i grupit të punës për hartimin e projektligjit të ri të Akademisë së Shkencave, Akademiku Skënder Gjinushi  thotë se Akadenia e Shkencave do të këtë rol këshillimore dhe në raste nevojash të qeverisë mund të ngrihen grupe këerkimore pranë saj. Ndërkohë që në projektligjin e ri është propozuar që të forcohen rregullat e anëtarësimit dhe të ulet numri i akademikëve.

Akademia e Shkencave do të ketë rol këshillimor dhe në raste të veçanta mund të ketë edhe funksion kërkimor, sipas nevojave të vendit, kështu është parashikuar në projektligjit të ri të Akademisë së Shkencave, sipas akademikut dhe kryetarit të grupit të punës, Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi: “Akademia do të vazhdojë të funksionojë pa institute, por nëse qeveria ka vullnetin, lindin interesa del vlerësimi që është nevoja të lindi qendër kërkimore dhe afatgjatë pranë saj, mund ta ngrejë derisa ti je një organ këshillimor ndaj të cilit ti pret që të ndihmosh për vizionin për të ardhmen, për shkencë. Akademia duhet të jetë sa më komunikative me institucionet e tjera”.

Rregullat për anëtarësim do të jenë më të forta dhe numri I anëtarëve nga 45 propozohet të ulet, sipas Gjinushit.

Ndërkohë që mandati i kryetarit të Akademisë së Shkencave i shumë diskutuar është parashikuar të jetë i njëjtë si për universitetet. Një akademik mund të kandidojë vetëm për dy mandate.

Skënder Gjinushi: “Deri në dy mandate mund të konsumosh”.

Projektligji është konsultuar me grupet e interesit. Fillimisht me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Më pas me kërkuesit shkencorë të universiteteve dhe së fundmi me anëtarët e akademisë së të rinjve. /abcnews.al