“Gjino i yni, transferimi i Dunga po dështon për një arsye! Vllaznia tani shihet ndryshe”

schedule11:19 - 19 Janar, 2021

schedule 11:19 - 19 Janar, 2021

Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka dalë sot para mediave dhe nuk ka folur vetëm për garën. Merkato ka qenë në fokus dhe kroati ka bërë me dije se është arritur marrëveshja me mesfushorin Klodian Gjino, i cili vjen nga Greqia. Ndër të tjera ai foli edhe për Cisse që është në provë, transferimin në Japoni të Ismael Dunga dhe për shitjen e mundshme të Ardit Hoxhajt.

GARA – “Çdo javë është provë e vështirë, deri në fund të kampionatit. Këtu jemi me meritë dhe falë punës sonë. Do të bëjmë maksimumin çdo ndeshje. Çdo ekip që luan kundër Vllaznisë, tashmë jep më shumë në fushë, sepse luan kundër kryesuesve të kampionatit. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me qetësi dhe punë. Presion nuk ka ndjerë asnjë deri tani. Në fund, pas 22-javësh do të shikojmë ku jemi”.

PËRFORCIMET – “Për momentin po presim Klodian Gjinon. Nuk ka mbërritur ende në Shkodër, do të vijë sot deri në fund të ditës. Është një mesfushor, lojtar i Kombëtares U-21, nuk ka qenë kalimtar, ka luajtur në 2 cikle, në eliminatoret për Europian dhe Botëror. Prezantimi do të bëhet kur të vije në Shkodër. Ishim pranë akordit edhe me një lojtar tjetër, por rrugët ndryshuan në mes dhe shkoi te një klub tjetër”.

 

CISSE DHE DUNGA– Ka ca cilësi shumë të mira. Ne kemi një opinion për të. Sise është i varur nga Dunga. Ne shpresojmë që ai do të vije me gjithë këto burokraci që ka atje. Ne po presim vizën e punës, për të ardhur në Shqipëri. Pa vizë pune nuk kthehet dot në Shqipëri. Shpresoj që çdo gjë do të mbyllet në një mënyrë të mirë”.

Ai do të kthehet për të luajtur me Vllazninë. Ka pasur një ofertë nga Japonia, të cilën ne afërisht do e kishim pranuar, por janë futur në lojë 3 agjenci të ndryshme menaxhimi, ku secili kërkon pjesën e vet të përfitimit. Në fund fare nuk ka dështuar transferimi nga ana jonë, por nga grupet që kanë menaxhuar transfertën. Ne kishim kontakt me një agjenci. Deri tani Dunga do të kthehet në Shqipëri.

ARDIT HOXHAJ – “Ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare. Kur ka oferta të bindshme për klubin, normale që do te diskutojmë për shitje. Jemi në një periudhe, ku shpresojmë që cilësia e klubit do të rritet edhe me shitjet e lojtarëve.  Çdo lojtar ka një çmim dhe e ka ëndërr të luajë në një kampionat më të fortë se kampionati shqiptar. Ne do të mbrojmë edhe interesat e klubit. Nuk do të shesim asnjeri që është në interesat e klubit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!