Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Gjimnazi i ri “Naim Frashëri”, në Durrës/ Rama: Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve

schedule16:27 - 12 Mars, 2025

schedule 16:27 - 12 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastriliu, inspektuan godinën  re, pas procesit të rindërtimit.

Gjimnazi “Naim Frashëri”, është një nga institucionet e arsimit para universitar, që iu rikthye nxënësve, mësuesve dhe komunitetit, pas procesit të rindërtimit.

“Në gjimnazin e rilindur “Naim Frashëri”, një nga 38 institucionet arsimore të rindërtuara me standardet më të mira, falë Programit të Rindërtimit, që ka transformuar krejtësisht infrastrukturën shkollore në Durrës dhe zonat përreth. Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve, e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative”, është shprehur Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!