Gjiknuri: Opozita të na bashkangjitet, pritja nuk mund të vazhdoj gjatë, votat në parlament i kemi

schedule23:18 - 31 Maj, 2020

schedule 23:18 - 31 Maj, 2020

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, në përfundim të mbledhjes deklaroi për median se do të vazhdojë diskutimet për të ardhur në një marrëveshje por që gjithsesi sipas Gjiknurit kjo nuk mund të vazhdojë gjatë dhe se do të jetë parlamenti ai që do të vendosë në përfundim.

Gjiknuri anashkaloi dhe nuk preferoi të përgjigjej se për cilat pika të propozimeve të opozitës, ka rënë dakord mazhoranca por tha se do të bëjë publike në një moment të dytë të gjithë pikat e dakordësuara.

Gjatë gjithë kësaj kohe këshilli politik dhe komisioni ka trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR dhe është munduar të adresojë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë kërkesat e opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflekotojmë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë e duke dalë me kërkesa të reja. Por ne do vazhdojmë të ndjekim procesin.

Nëse do të informojë Kuvendin, dyert dhe dritaret e komunikimit me opozitën janë të hapura për të mbyllur edhe ato pak gjëra. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze apo parakushte  e opozitës. Ne do të marrim përsipër risqet për t’i adresuar me kushtin që të adresohen kushte e OSBE/ODIHR. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Unë do bëj një informim për publikuan se kush janë kërkesat e opozitës.

Paketa duhet të jetë e plotë. Administrata do jetë shumë profesionale, rekrutimi i komisionarëve është e hapur, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisoner do zgjodhën me short dhe do ketë proces ekstra teknologjik. Jemi të hapur për çdo takim, do vazhdojmë punën pse vendi ka nevojë për Kod Zgjedhor. Opozita do të ishte mirë të na bashkëngjitët, po parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Shqetësimet e opozitës janë adresuar. Se opozita ka një problem. Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar”, tha Giknuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!