Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore ka deklaruar se sot u arrit dakordësi mes palëve me përjashtim të shtrirjes së teknologjisë dhe çështjes së administratës së zgjedhore.
Gjiknuri tha se pavarësisht deklarateve publike, PD nuk ka sjellë asnjë propozim në tryezë për ndryshimin e sistemit.
“Akoma nuk kemi gjetur kompromisit për dy tre gjëra për shtrirjen e teknologjisë. Ka rrisqe të shumta. PD insiston tek e saja.
Kemi problem të paadresuar çështjen e administratës zgjedhore. Propozimi jonë i lejon edhe anëtarëve të partive politike për të qenë pjesë e procesit, por nuk ka marrë miratimin e PD. Për krimet zgjedhore, imunitetin penal, futjen e kamerave, rolin e policisë.
LEXO EDHE: Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari: Diskutimi për ndryshimin e sistemit u shty
Kemi rënë në dakordësi për hapjen e çdo materiali zgjedhor. Kushdo që konstaton shkelje ka të drejtë të kontrollojë çdo fletë votimi. Këto janë garanci shtesë që asnjë opozitë nuk i ka pasur më përpara. Roli i Gjykatës Kushtetuese mund të ketë probleme dhe eskpertët kanë kërkuar kohë për të kthyer përgjigje. Jemi dakord për teknologjinë në atë masë që është e lejueshme.
PD nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit. Nuk komentoj asnjë deklaratë. Di që asnjë propozim nuk ka ardhur për sistemin. Nëse ka kërkesë nga të gjitha partitë për trajtimin e sistemit zgjedhor por do shprehemi të fundit.
Unë kam thënë se synojmë ta shtrijmë në një hapësirë sa më shumë të jetë e mundshme, pasi të marrim edhe mendimin e eskpertizës. ODHIR thotë se e para rekomandimi të shtrihet shkallë-shkallë. Sot kam thënë se duhet ngritur një grup pune dhe partitë të jenë pjesëmarrëse. Teknologjia nuk varet nga ne. Nëse nuk realizohet nuk do themi se do shtyjmë zgjedhjet. Nëse ka rrisqe të tilla zgjedhjet do të vazhdojnë normalisht.
PD ka kërkuar që Kolegj Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese. Kjo duhet parë dhe ne nuk kemi dhënë kundërshti apo dakordësi të menjëhershme. Nëse ka konsesus është e mundshme për ato që kemi në dorë. Administrata Zgjedhore është e mundshme. Kemi deklaruar që partitë të kenë përfaqësues politikë dhe jo vendimmarrës”, tha Gjiknuri./abcnews.al