Gjiknuri e Peleshi në Tepelenë premtojnë mbështetje për fermerët

schedule13:33 - 23 Maj, 2018

schedule 13:33 - 23 Maj, 2018

Në vijim të turit të llogaridhënies ministrant Gjinkuri dhe Peleshi ndaluan në Tepelenë ku folën për projektet ekzistuese por edhe ato të ardhshme. Investimet në infrastrukturë pritet të vijojnë në qarkun e Gjirokastrës ashtu si mbështetja për fermerët.

Llogaridhënien publike ministri i energjitikës Damian Gjiknuri dhe ai i bujqësisë Niko Peleshi e vijuan nga Tepelena. Drejtuesi i dikasterit të infrastrukturës Damian Gjiknuri me banorët foli për projektet e investimeve rrugore.

“Kemi hapur një procedurë edhe për të zgjidhur bypassin e Tepelenës, do jetë një investim goxha i madh që do krijojë mundësi edhe për punë këtu në zonën e Tepelenës. Janë 18 milion euro investim për këtë vepër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë”.

Për ministrin e bujqësisë Niko Peleshi ecuria e skemave të mbështetjes për fermerët e qarkut gjirokastër tregon optimizëm.

“Nga qarku i Gjirokastrës, me përjashtim të ujitjes me pika ku ne pamë se kishte një interes jashtëzakonisht të madh dhe herën tjetër do ti rrisim fondet, në të gjithë skemat e tjera fituan të gjithë ata që aplikuan”.

Peleshi foli edhe për një projektligj të përgatitur për ta kaluar ën Parlament në muajin korrik që synon reformimin e shërbimit veterinar duke përcaktuar qartë funksionimin dhe përgjegjësitë e atyre që ofrojnë këto shërbime, duke ja hequr bashkive për ta centralizuar në një institucion të vetëm, Autoritetin e Kombëtar të Ushqimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!