Gjiknuri dhe ambasadorja gjermane në portin e Durrësit

schedule10:53 - 29 Maj, 2018

schedule 10:53 - 29 Maj, 2018

I shoqëruar nga Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi një vizitë në Terminalin Lindor të mallrave kargo, ku ushtron veprimtarinë e saj kompania koncesionare EMS APO.

Ministri Gjiknuri nënvizoi se po punohet me kompaninë për të zgjidhur edhe disa probleme të trashëguara. Një hap i parë ka qenë edhe kontributi që ata do të japin për hapjen e një shkolle të Marinës Profesionale që do të njihet në të gjithë botën.

Kjo shkollë do të nxjerrë marinarë shqiptarë që të kenë mundësi të punojnë jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë u shpreh optimiste për ecurinë e bashkëpunimit mes kompanive gjermane dhe institucioneve shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!