Gjiknuri: Deri të hënën kemi gati draftin përfundimtar për Reformën Zgjedhore

schedule14:54 - 12 Qershor, 2020

schedule 14:54 - 12 Qershor, 2020

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri se të hënën Këshilli Politik do të ketë gati draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore.

Ai u shpreh se është vendosur që media të vazhdojë të transmetojë reklamat e partive politike gjatë zgjedhjeve, ndërsa shtoi se janë ndërmarrë një sërë normash duke u bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve.

“Patëm mbledhjen e radhës ku dakordësuam pjesën më të madhe. Kemi akoma dy tre paika të vogla. Deri të hënën do kemi vendimin e plotë për Kodin Zgjedhor për të gjitha elementët e marrëveshjes që kemi rënë dakord në Këshillin Politik.

Të hënën shpresoj të çoj zyrtarisht draftin në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe do diskutohet më pas në Kuvend.  Do të lejohen rekomanat politike në media sepse nuk jemi ende në kushte për t’i hequr.

Kemi rënë dakord për buxhetin e shtetit për dyfishimin e financimit të partive. Janë bërë një sërë normash të reja nga pikëpamja e raportimit. Ka një sërë masash në përputhe me rekomandimet”, tha Gjiknuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!