Gjiknuri çon nesër në Këshillin Politik propozimet për listat e koalicionet, pritet hapi i radhës nga PD

schedule20:04 - 17 Shtator, 2020

schedule 20:04 - 17 Shtator, 2020

Nesër në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve Këshilli Politik do të ketë mbledhjen e radhës, ku Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS-së, në këtë tryezë do të paraqesë propozimet konkrete për pragun elektoral, hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve. Opozita nga ana tjetër ka këmbëngulur që Këshilli Politikë t’i drejtohet zyrtarisht ODIHR-it, që të japë një opinion për koalicionet, që ajo kërkon të mos ndryshohen.

Por partia Socialiste e konsideron të mbyllur një debat i tillë, sikur edhe tha Elisa Spiropali, nga Parlamenti. “E kanë refuzuar legjitimitetin e këtij kuvendi, nuk kanë pranuar realitetin dhe cdo të thotë ti drejtohesh ODHIR-it por është bllokuese. Kur e njëjta opozitë nuk pranoi depolitizimin.

As listat, as koalicionet nuk janë në listën e rekomandimeve. Por jo për cështje që nuk ka tagër të ndërhyrë, nuk ka tagër të ndërhyjë. Pse nxjerrin cështjen e listave të hapura. Nuk ka punë ODHIR këtu por ka punë kuvendi i Shqipërisë që brenda 30 shtatorit të kemi një kod të ri” tha ajo.

E ndërsa refuzoi kërkesën për mbledhje në mesjavë, shumica socialiste i la afat opozitës që deri ditën e premte, pra nesër të çojë platformën me sugjerimet për hapjen e listave dhe koalicionet, në të kundërt paralajmëroi se do i miratonte e vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të reflektuar ndryshimet në Kushtetutë që u bënë në fund të korrikut.

Maxhoranca synon që deri më 30 shtator të ketë gati Kodin Zgjedhor, me reflektimet e ndryshimeve kushtetuese. Paralelisht Kuvendi do të procedojë me përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ së re, për të cilin u ngrit një komision i posaçëm. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!